‘Po ndjek hapat e Millosheviçit’/ Ish-kryeministri serb kryqëzon Vuçiçin

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministrit serb Zarko Koraç ka deklaruar se nuk e përjashton mundësinë që edhe Aleksandar Vuçiç të provokojë gjakderdhje për të tentuar të qëndrojë në pushtet, njësoj si Sllobodan Milloshevici. Sipas Koraç, Vuçiç është duke ndjekur të njëjtin model si Millosheviçi, për të ruajtur pushtetin e tij me gjakderdhje.

“Atë ditë, më 24 dhjetor 1996, shpresoja se shumica e Serbisë do të binden se Sllobodan Millosheviçi ishte gati të ruante pushtetin e tij me çmimin e gjakderdhjes në rrugë. Më pas, duke organizuar një kundërmbledhje, me vetëdije hyri në konflikt me dëshirën për të demonstruar se gëzon mbështetjen e madhe të popullit.

Si dikush që ka qenë në rrugë gjatë gjithë kohës, edhe atë ditë, dhe si pjesëmarrës në të gjitha demonstratat e viteve 1990, dëshmoj se Sllobodan Milloshevici solli njerëz nga brendësia, siç bën sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic. Duke ndjekur të njëjtin model me qëllimin për të shkaktuar gjakderdhje. Fatkeqësisht, sot, kaq shumë vite pas kundërmbledhjes së Millosheviçit, nuk e përjashtoj mundësinë që edhe Aleksandar Vuçiç të provokojë gjakderdhje për të tentuar të qëndrojë në pushtet “- ishte kjo një pjesë e deklaratës së ish-kryeministrit serb Zarko Koraç për mediat serbe.

Për paralelet me situatën aktuale në Serbi veçanërisht për dhunën e shkaktuar nga regjimi i Aleksandër Vuçiçit gjatë protestave të fundit mjedisore, reagimin e papërshtatshëm të policisë ndaj qytetarëve Zarko Koraç thotë se lidhja është e vërtetë, duke paralajmëruar se mund të jetë edhe më e dukshme.

“Ishte më se e qartë se shumica e atyre njerëzve të sjellë në kundërmbledhjen e vitit 1996, nuk kanë qenë asnjëherë në kryeqytet dhe as nuk e njohin Beogradin. Në një moment, në vendin ku isha unë, sot është rruga Deçanska, dikur Moshe Pijade, diku në mes të Qendrës së Rinisë dhe Sheshit Nikolla Pashiç, ishte përzierja e këtyre grupeve dhe vërtet mendoja se do të derdhej gjak. Në atë skenë të improvizuar, para hotelit Moskva, ku Millosheviçi mblodhi bashkëluftëtarët e tij, kishte njerëz që janë edhe sot, që nga pronari i TV Pink, Zheljko Mitrovic, e deri te shumë të tjerë. Ata e përkrahën gjakderdhjen edhe atëherë. Të njëjtët që janë ende shërbëtorë të regjimit të Vuçiçit, edhe atëherë kanë qenë në kundërmbledhjen e Sllobodan Millosheviçit”- u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad