Presidenti i Republikës Ilir Meta po ndjek procedurën e zgjedhjes së Shefit të Shtabit të Ushtrisë, Bajram Begaj, në krye të shtetit, si pasues të tij.
Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidencës shprehet se Presidenti Ilir Meta do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë. Për këtë çështje, theksoi Blushi, Meta ka pasur dhe një bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.
Sqarimi i Blushit:
“Presidenti i Republikës, Ilir Meta është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë. Lidhur me këtë çështje dhe specifikat e saj Presidenti Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, z.Niko Peleshi. ”
***
Sot në orën 18:00 Kuvendi i mbledhur në seancë të posaçme do të zgjedhë emrin e propozuar nga kryeministri Edi Rama si President të Republikës.