Po nëse arrestohen të gjithë ministrat? Rama: Ju mendoni se unë trishtohem? Kush ka bërë, të shkojë të bjerë

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë” se kush ka shkelur ligjin, qoftë politikan apo ministër le të përballet me drejtësinë, pasi kjo sipas tij është përgjegjësi individuale. Sipas tij drejtësia ka fuqi për të goditur, pavarësisht postit që dikush mund të ketë.

Pyetje: Po nëse arrestohen të gjithë ministrat, do thoni që përgjegjësia është personale?

Rama: Absolutisht po. Unë kam përgjegjësi morale dhe politike për veten time në momentin që akuzohem unë. Në momentin që mua më kërkon drejtësia si të pandehur, unë mbaj përgjegjësi dhe nuk e lë këtë barrë në kurrizin e partisë.

Kush ka bërë, të shkojë të bjerë. Ju mendoni se unë trishtohem kur ndodhin gjëra të tilla, por unë ndjej atë që pres, që drejtësia ka fuqi për të goditur, pavarëisht nëse është ministër apo ish-ministër.

O vëlla SPAK-u bën detyrën e vet dhe unë bëj detyrën timë. Kur dikush kapet në një situatë dhe duhet të përballet me drejtësinë, le të shkojë atje.

Zjarr Tv Ad