“Po përgatit një plan sekret”, Suella Braverman po planifikon GODITJEN e radhës për emigrantët shqiptarë

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Suella Braverman po përgatitet të njoftojë brenda disa ditësh një goditje ndaj emigrantëve shqiptarë.

Kjo vjen pasi statistikat tronditëse tregojnë se 12,000 shqiptarë ende nuk kanë marrë në shqyrtim kërkesat e tyre për azil pasi kanë qenë në Britani për gjashtë muaj.

Sipas medias prestigjoze “The Sun”mësohet se Sunak po punon me sekretaren e brendshme në një plan sekret për të ashpërsuar rregullat për emigrantën që hyjnë me gomone. Plani i saj pritet që të prezantot para Krishtlindjeve.

Në artikull thuhet se Sunak ka qenë duke punuar me sekretaren e brendshme në një plan sekret për të ashpërsuar rregullat për emigrantët që hyjnë me gomone.

Mbi 40,000 njerëz kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla deri më tani këtë vit. Tatimpaguesit po paguajnë 6.8 milionë funte çdo ditë për faturat e hoteleve për azilkërkuesit. Më shumë se një e katërta e tyre janë shqiptarë.

Shumë pretendojnë se janë skllevër të kohës moderne, në mënyrë që të mund të qëndrojnë dhe të jetojnë në Britani.

Kjo vjen në një kohë kur diskutimet për emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe kanë qenë të nxehta. Braverman, e cila nuk ka kursyer gjuhën e ashpër ndaj atyre që hyjnë në mënyrë ilegale, është zotuar se do të gjejë një mënyrë që të funksiojë skema e Ruandës.

Si kundërpërgjigje, shqiptarët zgjodhën të mblidheshin këtë të shtunë për t’i treguar sekretares britanike që ata janë bashkë, por nuk janë kriminelë.

Në deklaratat e saj, Suella Braverman tha se shqiptarët gënjenin për arsyen përse largoheshin nga vendi dhe shumë prej tyre i etiketoi si persona me rekorde kriminale.

Zjarr Tv Ad