Po përhapet me shpëjtësi në të gjithë botën, ja çfarë thonë ekspertët për variantin “Delta” të koronavirusit

0
157
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Varianti “Delta” i koronavirusit deri më tani është konfirmuar në 98 vende të botës, që kur u zbulua për herë të parë në Indi.

Sipas ekspertëve, ky variant i COVID-it përhapet më lehtë për shkak të mutacioneve që e bëjnë të futet më mirë në qelizat e trupave tanë. Në Mbretërinë e Bashkuar, varianti tani është përgjegjës për 90% të të gjitha infeksioneve të reja. Në SHBA, sipas të dhënave, ky variant përbën 20% të infeksioneve dhe zyrtarët shëndetësorë thonë se mund të bëhet variant mbizotërues në gjithë vendin.

Por studimet kanë treguar se vaksinat që po përdoren (AstraZeneca, Pfizer-BioNTech dhe Moderna) funksionojnë kundër varianteve të reja, përfshirë variantin “Delta”. Sipas një studimi të bërë në Angli, u zbulua se njerëzit që kishin marrë dy dozat e vaksinave ishin të mbrojtur, por shqetësime kishte për ata individë që kishin marrë vetëm një dozë të vaksinave.

Ndaj ekspertët bëjnë apel që qytetarët t’i marrin të dyja dozat e vaksinave, në mënyrë që të jenë të mbrojtur edhe ndaj varianteve të reja.

Zjarr Tv Ad