“Po përpiqet që të kthejnë shqiptarët kundër SHBA”, Yuri Kim “kunja” për Berishën: Me këtë që po bën…

0
199
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Menjëherë pas përfundimit të takimit me Lulzim Bashën në selinë blu, ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka lëshuar një mesazh të “koduar” për ish-kryeministrin Sali Berisha i cili është shpallur “Non Grata” nga SHBA.

Gjatë deklaratës për mediat, ambasadorja tha se Partia Demokratike duhet të shohë para dhe të japë kontributin në reformën territoriale dhe luftën ndaj korrupsioni. Po ashtu, ajo shtoi se PD duhet të ecë para më e fortë, e jo me një këmbë në të shkuarën, duke nënkuptuar Sali Berishën.

Kim gjithashtu theksoi se është një gabim i madh për të gjitha përpjekjet dhe lëvizjet që po bëhen për të kthyer shqiptarët kundër SHBA-së.

Yuri Kim:

I thashë Bashës që Washinton mbetet i angazhuar për të bashkëpunuar me PD. Demokracia definohet nga të pasurit e një partie opozitare të fortë dhe që lulëzon. E dimë që është një pozitë e vështirë për PD, është proces tranzicioni por shpresojmë që të dalë më e fortë dhe më e bashkuar. Dhe kur të rikthehet në pushtetet. Jemi shumë seriozë ndaj korrupsionit, kudër pandëshkueshmërisë. Do ta luftojmë këtë problem, pavarësishmë rangut dhe partisë.

Gjithashtu kam parë raporte shqetësuese ajo që ka ndodhur për përcaktimin e korrupsionit në Shqipëri. Është e gabuar edhe është ofenduese. Atyre të cilët synojnë që të vendosin SHBA kundër shtetit shqiptar do të bëjmë që ta mendojnë që e kanë gabim. Pozita jonë për pavarësinë në shqipëri nuk ndryshon edhe sa iu përket PD nuk ka për të ndryshuar.

përpara javëve dhe ditëve ngelet shumë punë për tu bërë. është e shkëlqyer që PD ëshgtë rikthyer në kunvend plotësisht . ka veprime që duhen ndërmarrë që të ketë zgjedhje më të mira herën e ardhshme., për të trajtuar të gjitha mangësinë në raportin e ODHIRI . ka shumë punë për tuy bërë për reformën teritoriale dhe korrupsionin. e gjithë kërkon që të ketë një PD të fortë dhe të bashkuar nuk mund të bëjë përpara nëse një këmbë ka ngelur në të shkuarën.

Kështu si gjithmonë në presim të ecim me përpara me popullin shqiptar dhe me partinë demokratike.

Zjarr Tv Ad