Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një 20-vjeçare shqiptare ka humbur jetën nga një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm në Patridha të Verias në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur në orën 9.40 të mëngjesit, në kilometrin gjashtë të rrjetit rrugor që lidh Verian me Skydrën.
Dy viktimat, një 68-vjeçare dhe 20-vjeçarja shqiptare e identifikuar me inicialet E. D., nga Njësia Administrative Tërbuf e Divjakës, sipas dëshmive, kanë qenë duke pritur në stacionin e autobusit, kur në rrethana që po hetohen, i ka përplasur një makinë e drejtuar nga një 64-vjeçar, i cili humbi kontrollin e mjetit, duke e bërë atë të dalë nga rruga.
Sipas Policisë, dy gratë janë dërguar në spitalin e Verias, ku është konstatuar vdekja. Drejtuesi i mjetit ndërkohë është arrestuar.