Ka humbur jetën gjatë punimeve në rrjet një nga punonjësit e Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve në Fier.
Kjo ngjarje ka ndodhur dy ditë më parë në fhsatin Karaj.
Punonjësi që ka humbur jetën me inicialet P.M, 57 vjeç, banues në fshatin Frakull e Madhe ka qenë duke punuar në tubacionin e Ujësjellësit, kur është shëmbur traseja me përmasa 3×4 metra dhe me thellësi 2.7 metra dhe për pasojë është dëmtuar rëndë. Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit ku edhe ka ndërruar jetë.
Për shakak se nuk kishte marrë masa sigurimi teknik për punonjësit, plicia ndaloi inxhinierin e ndërmarrjes Vasil Marko, 57 vjeç, banues në lagjen “16 Prilli”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.