Po riparonin dëmet në rrjet, lëndohen dy elektriçistë në Shkodër, marrin dëmtime në kokë dhe këmbë

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Moti i keq me stuhi ka përfshirë vendin, duke shkaktuar defekte dhe avari në rrjetin elektrik, ku si pasojë kanë mbetur pa enegji eleektrike disa zona. Më të prekurat janë zonat në periferi të Tiranës, Lezhës dhe Burrelit.

Ndërkohë, kanë mbetur të lënduar dy elektriçistë në Shkodër, të cilët ishin duke punuar për riparimin e defektit, njëri në Tarabosh dhe tjetri në Balldre.

Mësohet se dy elektricistët kanë marrë lëndime në këmbë dhe kokë, fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Rreth 1600 punonjës të OSHEE janë angazhuar që prej mbrëmjes së djeshme në terren, duke punuar për riparimin e rrjetit elektrik, pas dëmeve nga stuhia e shiut.

Zjarr Tv Ad