“Po rritet borxhi publik, jo mirëqenia ekonomike”, eskperti i ekonomisë: Shqiptarët më të varfërit në Europë, sfidë mbajtja e të rinjve në vend

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kemi një premtim të qeverisë për të rritur pagat e administratës me 6% dhe kemi rritje të cmimeve me 15%. Do të ketë zgjidhje?

 Është e vërtetë që do ketë rritje pagash por do jetë vetëm në arsim, punësimin social dhe në mjekësi. Rritja e pagave do të ndodhë në korrik të 2022. Ndërsa deri atëherë cmimet do të jenë rritur më shumë. Të ardhurat e shtetasve shqiptarë do jenë më të ulëta në vitin 2022. Konsumi do rritet vetëm me 2.6%. Qeveria e ka marrë në konsideratë që dicka nuk po shkon në ekonominë shqiptare duke qenë se konsumi nuk po rritet shumë. Nuk ka marrë në konsideratë fakti nse cfarë do ndodhë me inflacionin. Se po rriten cmimet e naftës, më vonë do rriten edhe cmimet e energjisë. Nuk duhet harruar se Shqipëria konsiderohet vendi më I varfër në Europë pasi mbi 50% e qytetarëve konsiderohen të varfër.

Riindeksimi i pensionit, a i bën pensionistët sërish shtresën më të varfër? Të bëj një pjesë për rritjen ekonomike. Kur flasim për këtë, jo domosdoshmërisht transformohet në rritje të mirëqenies. Nuk duhet harruar fakti se borxhi prej 1 miliard eurosh është injektuar, kështu që kjo përktheht në një përqindje. Por nuk rritet mirëqenie, vetëm borxhi. Po të bëhet një pyetje sesa është rritur PBB gjatë 4 viteve, ose sa është rritur borxhi publik? Po kur të kalojmë 100% e borxzhit si do zhvillohemi.

Pensionet janë më të ulëta se minimumi jetik, në momentin që bëjmë një indeksim, në momentin kur nuk kemi një rritje të pensioneve, kjo shtresë ngel sërish vulnerabël. Në buxhetin e 2022 është thënë se nuk do ketë invetime apo kontrata koncesionare të reja.

Nëse do shikojmë boxhetin komplet nuk ka ndonjë metodë për të rritur punësimin. Është treguar se gjatë 30 viteve investimet në infrastrukturë nuk gjenerojnë punësim afatgjatë. Na duhet një mënyrë sesi të mbajmë të rinjtë në vend. Po flitet cdo ditë për largimin masiv të të rinjve. Cila mund të ishte zgjidhja për të bërë të mundur ndalimin e emigracionit.

Zjarr Tv Ad