“Po sakrifikon ministra e zyrtarë”/ Milaim Zeka tregon lëvizjen që po përgatit Rama për t’i shpëtuar arrestimit dhe trondit me ato që tregon se po ndodhin në Shqipëri: E kam diskutuar edhe me njerëzit e SPAK!

0
170
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Milaim Zeka, e cilëson qëndrimin e Edi Ramës ndaj sistemit të drejtësisë dhe SPAK, si profilin e vetëm që mund ta çojë deri në fund reformën.

“Lufta titanike që po bën Rama është në njërën anë shumë e mirë se do pastrojë gjithë plehrat edhe në PS, duke sakrifikuar ministra dhe zyrtarë se me të drejtë ka marrë detyra nga vende demokratike, se ndryshe Shqipëria është e fundosur nga kjo klasë politike se si do përfundojë, Rama varet shumë nga detyrat politike dhe pazaret që do bëjnë.

Në daljen para kamerave kur e shoqërojnë ministrat e tij vetë mënyra e ecjes së tij në krahu e tij nuk ka ministra. Ka disa bubuzhela dhe miza që iu tregon me ecjen e tij lëvizjen e krahëve që nuk i shikon kurrë në sy që mund ti shkel si një elefant që shkel mizën. Këtë ka dashur Europa dhe SHBA! Atje është një sistem totalisht i kriminailizuar i drejtësisë për të cilin ministri aktual i Drejtësisë, është shumë i vetëdijshëm, është njeri super energjik i cili po mundohet të bëjë diçka.

Në Shqipëri nuk e ka për turp një gjykatës, në prezencë edhe të publikut që mban në burg 9 muaj padrejtësisht një qytetar të Kosovës. Gjykatësi duke dalë te dera i ka thënë avokates-seksere që ky kosovari që pret ekstradim nuk ka ndonjë kafe për mua. 90% e avokatëve në Shqipëri nuk janë avokatë, sekserë, drejtësi 90% e gjyqtarëve ndajnë pazare të korrupsionin.

Këtë rast e kam diskutuar drejtpërdrejtë me ministrin e Drejtësisë dhe me njerëzit brenda SPAK. E them dhe gjyqtarin dhe me emër. Ministri i Drejtësisë në momentin që nënshkruan një urdhër për mos ekstradim të një qytetari të Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe nuk ka asnjë detyrim që ta mbajë në burg. Procedura e ekstradimit mund të zgjasë 40 ditë, ku po mbahet 9 muaj në burgun e Reçit.

Gruaja e të burgosurit, instancat i kanë kërkuar në emrin e gjykatësit euro për ta liruar. Të njëjtën gjë e ke dhe në shëndetësi një mjek në Shqipëri nuk e ka për turp të lypë para në prezencën e familjarëve. Sa operacione kryhen në spitale private që masakrohen pa kurrëfarë nevoje për operacion? Kjo është arsyeja pse pacientët nuk operohen në Shqipëri por ikin jashtë.

Mbi bazën e kësaj besoj se Rama do i çojë deri në fund reforma dhe do bëj më tej pazare me BE dhe SHBA që më pas të mos arrestohet. Se Rama është përgjegjësi kryesor për fabrikën e plehrave që iu i quani incenertorëve.”, u shpreh Zeka.

Zjarr Tv Ad