Nga Elbasani ku mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të çlirimit të këtij qyteti, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka folur për aktualitetin politik në vendion tonë. Kur u pyet për lajmet që po qarkullojnë në media se po shkarkohen të besuar e Taulant Ballës nga Elbasani, Gjiknuri theksoi se largimet e mundshme bëhen për të përmirësuar cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.
Po shkarkohen në Elbasan të besuarit e Taulant Ballës? “Nuk e di që njerëzit etiketohen të Taulantit apo Damianit, nuk e besoj qe edhe Taulanti i atribuon këtë gjë, lëvizjet që mund të ndodhin janë në bazim të punës dhe bazuar në legjislacionin përkatës. Ne nuk jemi këtu për të instaluar njerëzit tanë por për të gjetur njerëzit më të mirë dhe për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve të Elbasanit, qytetarët duhet të shohin njerëz me integritet dhe të dinë të organizojnë dhe të ofrojnë shërbime”
Berisha kryeministër? Ata e kanë luftën me njëri-tjetrin se kush do të jetë kryeministër, se ata ashtu thonë , edhe Basha ashtu thoshte. Qasja e PS është e qartë ne nuk përfshihemi në punët e brendshme të PD se kë do kenë lider ata atë e vendosin anëtarë të PD. Sa i përket kryeministrit do të presim 4 vite kur të shkojmë në zgjedhje të përgjithshme dhe do të jenë shqiptarët ata që do të zgjedhin.
Presidenti i ri? Ne kemi qenë në qasje që të synohet një president konsensual, ne jemi të hapur nga propozime që vijnë nga opozita po kjo shoi të thotë që skemi hapësirë për njerëz që janë mbi palët , edhe Rama e ka bërë të qartë në deklarimet e tij.
Po hiqen njerëzit e Taulant Ballës? “Sot është një ditë e kujtesës për të gjithë të rënët, mbi të gjitha të gjithë përpjekjet e popullit shqiptar dhe mbi të gjitha e popullit të Elbasanit, është dita kur u çlirua qyteti i Elbasanit një nga qendrat e rëndësishme dhe një krahinë që i ka dhënë shumë Shqipërisë ndër vite. Elbasani është një qendër e dijes dhe lëvizjes patriotike”
Reforma Zgjedhore? “Komisioni i reformës zgjedhore ka një standard të ndjekur nga shumë palët qoftë kur kanë qenë në opozite dhe kur kanë qenë në mazhorancë që janë rekomandimet e OSBE – ODHIR dhe çështje të tjera që lidhen me amendime të Kodit Zgjedhor. Komisioni i ngritur në vitit 2017 është po i njëjti objekt pune, është një devijim i gjithë traditës së komisionit të reformës zgjedhore, ne jemi të gatshëm të ulemi në komisionin e reformës zgjedhore për të adresuar çështjet e mbetura apo që mund të dalin”, tha Gjiknuri.