Po shkëlqen, Barcelona ofron 40 milionë euro për mbrojtësin e talentuar

0
9

Pas largimit të Carles Pyol, Barcelona prej vitesh ka vuajtur në repartin e mbrojtjes.

E gjendur në këto kushte katalanasit janë vënë në kërkim të një mbrojtësi, pas problemeve të vazhdueshme fizike të Samuel Umtiti apo dhe pasigurisë së të riut, Todibo. Për këtë arsye, drejtuesit spanjoll kanë hedhur sytë nga Seria A, aty ku pëlqehet mbrojtësi i Fiorentinës, Nikola Milenkovic.

22-vjecari serb është duke zhvilluar një sezon të mirë dhe vështirë se drejtuesit e klubit vjollcë do të heqin dorë prej tij. Nga ana tjeter, Barcelona është e gatshme të ofrojë deri në 40 milionë euro për mbrojtësin, i cili rreth një vit më parë kërkohej me ngulm nga Manchester United.