Po shpërndante pica, motoristi i një biznesi përplas një këmbësor

0
7

Këmbësori është dërguar me urgjencë drejt spitalit. Motori i një bisnesi “Fast Food”, i cili po shpërndante pica është përplasur me një këmbësor. Aksidenti është shënuar vetëm pak minuta më përpara në rrugës transballkanike të Vlorës. Këmbësori është dërguar drejt spitalit me fraktura, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i motorit është shoqëruar në Komisariatin e Vlorës, ku po merret në pyetje.