Po sikur të tërhiqet nga gara për kryetar dhe Berisha dhe Basha? Ja si përgjigjet ish-Kryeministri

0
184
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka përjashtuar mundësinë që ai të pranojë skenarin e tërheqjes nga gara të Lulzim Bashës dhe atij vetë, e në këtë mënyrë t’i hapet rruga nëj kryetari të ri për PD-në.

I ftuar në A2, Berisha deklaroi se nuk mund të pranojë një skenar të tillë, sepse tashmë Lulzim Bash është i shkarkuar. Nga ana tjetër, Berisha i bëri një thirrje deputetëve të Partisë Demokratike që të reflektojnë gjatë këtyre ditëve dhe të bashkohen me shumicën e PD-së që është kundër Bashës .

Pjesë nga biseda

A keni menduar skenarin për skenarin e terheqjes tuaj , tërheqjen e Bashës dhe të hapet vendi i një lidership të ri që merr pëlqimin e Amerikës? Basha është nje deputet i thjeshtë tani, është i shkarkuar. Po të dojë të hyjë në garë, por ai ka frikë. 5 janar është dita që ai duhet të lirojë zyrën, përndryshe përmbaruesi që është anëtarësia liron zyrën. Nëse nuk do të egzistonte një terren i tillë në anëtarësinë e PD-së dhe shoqerinë shqiptare, ai qëllim do të mbeste thjesht iluziv.

Ky është revolucion paqësor që po vlon. Ka vlim ndjenjash në shpirtat dhe zemërat e dhjetëra mijëra demokratëve. Ne ramë në sondazhe në 19% përshkak të pabesisë së Bashës. Ky revolucion e ngriti PD-në në shpejtësi të paimagjinushme. Sot jemi mbi nivelet para 25 prillit. Nuk është magji e Sali Berishës, e kundërta është e vërtetë. Magjia ishte ne shpirtin e tyre, por unë e zgjova.

Do konkurroni për kryeministër? Unë kam deklaruar se për kryeministrin duhet të shprehet anëtarësia. Do ketë një referendum që të jenë ata vendimmarrësit kryesor. Është normale të ketë mendime të ndryshme, por është po kaq normale që të bashkohemi në qëllimin tonë. Ccfarë veprimi do merrni në grupin parlamentar?

Unë kam një ftesë për deputetët e PD-së që të përdorin këto ditë për të arsyetuar deputetë të kujt janë. Dhe të bashkohen me shumicën. Me Lulzim Bashën, i garantoj secilin prej tyre nuk i lidh asgjë tjetër veccse gënjeshtrat e tij. Ështe e papranueshme për një njeri të civilizuar të besojë gënjeshtrat e një njeriu që nuk kanë fund. (Faxweb.al)

Zjarr Tv Ad