“Po të isha edhe njëherë i ri do kisha emigruar”- Edmond Tupja: Ky vend po zbrazet çdo ditë, është për të vënë kujën. Qeveria e pandjeshme

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Profesori i njohur Edmond Tupe ka komentuar situatën ekonomike në vendin tonë dhe emigrimin masiv të shqiptarëve jashtë vendit.

Në një intervistë në News 24 ai deklaroi se të rinjtë janë të detyruar të largohen ndërsa shtoi se po të ishte edhe njëherë i ri do të kishte emigruar për një te jetë më të mirë.

Ai tha se vendi po zbrazet çdo ditë nga rinia duke theksuar se kjo është një situatë për të vënë kujën.

“Flet një opozitë e tërë për korrupsion. Flet një mekanizëm ndërkombëtar. Të rinjtë janë ë detyruar të emigrojnë. Edhe unë po të kisha qenë edhe njëherë i ri do të kisha emigruar. Kjo më sjell imazhet e shtëpive të shkatërruara në Ukrainë. Më çon në Ukrainë. Vdesin njerëz atje. Edhe këtu vdesin shpirtërisht njerëz.

Ky imazh është tronditës. Këtu mbretëron arbitrariteti. Kur je në majë të kalit dhe nuk do të zbresësh, çfarë është një zog i vogël që ti e shkel me kalë?! E kam të vështirë të jap këshilla sepse më dhemb ky vend që po zbrazet. Po zbrazet nga rinia dhe nga truri. Është katastrofë. Ikin fëmijët. Kjo është për të vënë kujën.

Për të shkulur flokët. Kur kemi një qeveri të pandjeshme, një kryeministër të pandjeshëm.

Nuk ka empati, madje kam frikë se nuk ka as simpati. Kur shoh se çfarë po bëhet me gjuhën shqipe edhe në gojën e atij që sillet si dashnor i gjuhës shqipe.

Shqipja do të bëhet si gjuha amerikane me ca terma të një vendi të quajtur dikur Shqipëri. Nuk kemi parë vërtetë asgjë. Ky është realiteti. Është i hidhur”, deklaroi ai.

Zjarr Tv Ad