“Po të jesh me PD-në të heqin nga ndihma ekonomike”- Grida Duma: Pika e parë e diskriminimit është për bindje politike. Po nuk njohe njeri në këtë vend je…

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në seancën pleare të kësaj të hëne u diskutua raporti i veprimtarisë së Komisionerit Publik për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2021.

Në fjalën e saj në lidhje me këtë çështje, deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma e drejtoi gishtin te diskriminimi politik si një nga format më të përhapura në vend.

Duma theksoi se në Shqipëri për bindje politike njerëzit nuk kanë akses në shërbime dhe se shumë persona janë hequr nga ndihma ekonomike vetëm pasi janë me PD-në.

“Pika e parë e diskriminimit është për bindje politike. Ju flisni për non-grata, ju qeverisni me non-gratat. Ju jeni non-grata qeverisje totalisht.

Ju flisni për diskriminim racor, etnie, etj… kur këtu kryeministri del e thotë ju nuk do merrni asgjë keni këto vlera, flet si Jeffersoni. Në këtë vend ajo që keni mësuar ju votuesit është se po të jesh me PD-në dhe po të jesh me opozitën do të heq nga ndihma ekonomike.

E dini mirë ju kolegë socialistë se keni bërë listat me patronazhistët dhe keni thënë atë të atyre hiqeni nga lista dhe këtë tonin futeni në listë.

Edhe shkojmë ne në periferi dhe në zoat e varfra dhe dëgjojmë shyqyr që erdhët ju se ne jemi non grata për këtë vend, se ne jemi non grata për ndihmën ekonomike, ne jemi non grata për tek spitali, po nuk njohe njeri në këtë vend je non grata.

Ne jemi non-grata si biznes i vogël dhe i mesëm sepse na i kanë marrë investitorët strategjikë që janë ofshore. Ne jemi non grata se tatimet vijnë fiks ditën që fillojnë sezoni turistik dhe biznesi ka punë”, tha Duma.

Zjarr Tv Ad