“Po ti o Bashë ku je, gjoja nipi i Pejës?”/ Edith Harxhi i kërkon llogari edhe Ramës: Sa njohje i ke dhënë Kosovës?

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi në fjalën e saj në  protestën kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç, u shpreh se kombi ynë është në rrezik nga Vuçiç dhe kryeministri Edi Rama.

Ajo iu drejtua kreut të PD-së Lulzim Basha, duke e pyetur se ku është ai sot, “gjoja nipi i Pejës”.  Më tej ajo i kërkon llogari kryeministrit Edi Rama, duke e pyetur sesa njohje i ka dhënë ai Kosovës në këto 9 vite.

Edith Harxhi: Më lejoni të pyes Edi Ramën sot sa njohje i ka dhënë Kosovës në këto 9 vite? Zero. Ka shëtitur disa herë në Beograd. Ku jemi sot? Në këtë shesh të madh si në vitin 99 ku dolëm sërish ne, një komb një qëndrim. Kombi ynë është në rrezik. Rreziku vjen nga Rama, Vuçiç dhe ata që paguajnë ata që i kanë dhënë mision të djegin Ballkanin. Lulzim Basha gjoja nipi i Pejës.

Absolutisht asgjë. Në katër vite që është diskutuar territori i Kosovës ka bërë vetëm një deklaratë. Ne do ringrihemi. Në fund i them Ramës dhe Vucicc, për mua dhe miliona shqiptarë Kosova është Jeruzalemi ynë, Meka jonë. Sot vjen nga Prishtina një trimëreshë, deputete e Ibrahim Rugovës. Ish-ministre, një nga personaliteteve më të afërta të Ibrahim Rugovës. Është sot këtu para nesh për t’iu drejtuar Ramës dhe Vuçiç, Melihate Tërmkolli.

Zjarr Tv Ad