Po transportonin 8 sirianë të paligjshëm, 2 të rinjtë në Vlorë nuk i ndalojnë policisë, braktisin mjetin me targa angleze

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy të rinj në Vlorë, të cilët po transportonin 8 sirianë, nuk i janë bindur forcave të policisë për të ndaluar gjatë një psotoblloku,mirëpo kanë braktisur mjetin dhe janë larguar.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin Vlorë-Babicë, teksa dy të rinjtë kanë braktisur makinën me targa angleze, duke lënë sirianë ilegalë në makinë.

Në ndjekje të tyre janë vënë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat Operacionale.

Zjarr Tv Ad