Po transportonte tre emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 53-vjeçari

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 53-vjeçar me banim në Fushë Krujë është arrestuar në Gjirokastër pasi u në flagrancë në përpjekje për të transportuar 3 emigrantë të paligjshëm.

53 vjeçari, A.Gj u kap në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit” duke drejtuar mjetin e tij tip “Vokswagen” ku ndodheshin edhe tre emigrantë nga vendet e Afrikës së Veriut të cilët do të paguanin një shumë parash në këmbim të kufirit, për t’u nisur më pas drejt vendeve të BE.

“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informaciove të siguruara në rrugë policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Road Guard 49″, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. Gj., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, Gjirokastër, duke transportuar me automjetin tip “Volksëagen”, kundrejt fitimit, 3 emigrantë nga vendet MENA, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.”– njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad