Po udhëtonin për në Bullgari, përfundon në kanal autobusi, plagosen disa persona, dy në gjendje të rëndë

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë është shënuar mbremjen e kësaj të diele në autostradën Trakia në Bullgari.

Ministria bullgare njofton se është aksidentuar një autobus serb. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar tetë fëmijë dhe katër të rritur, nga të cilët një fëmijë dhe një i moshuar janë lënduar rëndë.

Shoferi i autobusit humbi kontrollin dhe mjeti përfundoi në një kanal.

Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, zjarrfikësja dhe disa mjete policie. Të lënduarit janë transportuar në Spitalin Universitar në Stara Zagora.

Të gjithë pasagjerët janë shtetas të Serbisë dhe në autobus kanë qenë 48 persona. Ata po ktheheshin nga Sunny Beach, pas pjesëmarrjes në festivalin në Nessebar.

Zjarr Tv Ad