Një i mitur i cili ditën e djeshme u përplas nga makina në Roskovec, është nisur me urgjencë mëngjesin e sotëm drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
11 vjeçari me iniciale E. V përplas dhunshëm nga makina ndërsa po udhëtonte me biçikletë.
Ndërkohë mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Aksidenti i rëndë ndodhi dje rreth orës 11:45, në fshati Suk 1, Roskovec.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 11:45, në fshati Suk 1, Roskovec, mjeti tip “Iveko”, me drejtues shtetasin A.M ,ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale E.V. 11 vjeç, banues në Roskovec, i cili po udhëtonte me biçikletë dhe më pas ka goditur një automjet tip “Audi”, i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.
Shtetasi E.V, ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier shtetasi A.M dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.