Po vinin në Shqipëri me 11 mijë euro falso, kapen në Portin e Barit 2 shoferët e autobusit

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një sekuestrim i madh parash falso ka ndodhur në portin e Barit. Zyrtarët e Doganës dhe Monopolit sekuestruan 220 kartëmonedha prej 50 eurosh të falsifikuara dhe akuzuan dy qytetarë shqiptarë, njofton shtypi italian.

Gjatë kontrollit të mbrëmjes në makina, mallra e persona në zonën e portit që shkohet për në Shqipëri, janë identifikuar dy shoferë shqiptarë, njeri 63 dhe tjetri 37 vjeç, shoferë të një autobusi për në Durrës.

Gjatë inspektimit të valutës për të verifikuar përputhshmërinë me ligjin, që parashikon ndalimin në kufi kur disponon mbi 10 mijë euro, u konstatua se ata kishin 6 mijë euro njeri dhe 5 mijë euro tjetri në kartëmonedha 50 euroshe.

Me sa dukej ishin në rregull, përveç disa elementëve në cilësinë e shtypjes, mungesën e filigranit dhe të fijes së sigurisë dhe detajeve të tjera në kartëmonedha që ngritën dyshime për vërtetësinë e parave që dolën se ishin të falsifikuara.

Për këtë arsye, 220 kartëmonedhat u bllokuan dhe dy shoferët janë paditur për monedhat falso. Tashmë kanë nisur hetimet për të zbuluan rrjetin e furnizimit të kartëmonedhave të rreme.

Zjarr Tv Ad