Po vjen! “BIG BROTHER VIP SHKODRA” / PREMIERA në Teatrin ‘Migjeni’ me 8 Prill

0
182
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“BIG BROTHER VIP SHKODRA” është komedia e re e Estradës së Teatrit “Migjeni” në Shkodër.  Kujtojmë që në muajin që lam pas më datë 2 Mars , nisën zyrtarisht provat ku është prezantuar edhe stafi. Gjithçka në këtë shfaqje është konceptuar dhe organizuar mjeshtërisht nga regjisori Ismet Drishti, në të njëjtën kohë edhe libret së bashku me mjeshtrin e madh Besnik Çinari, ndërsa drejtues muzike do të jetë i mirënjohuri Ilir Zoga.

Ketlin Pjalmi, Aleksandër Prenga, Fritz Selmani, Lusi Bregu, Arbër Bala, Nikolin Ferketa ,Enejda Kruja, Astrit Fani, Muhamet Çekini, Niki Mjeda, Saviana Vjerdha, Akil Vorfi janë yjet që do i ketë zili çdo trupë e humorit në mbarë trevat shqipfolëse. Gjithmonë në shoqërinë e mjeshtrave të mëdhenj Besnik Çinari , Drande Xhaj e Rita Gjeka.

Estrada e Shkodrës rikthehet aty ku publiku më i mirë në botë, ai shkodran, pret që ta shohë!

Premiera  do të shfaqet për publikun në datën 8 Prill 2022 dhe në vazhdim , rreth orës 19:00.

Zjarr Tv Ad