Po vjen era “Non-Grata” për Edi Ramën/ Ja deklarata e fortë e gazetarit Aulon Kalaja: Rama ka ndruar axhendë është frikësuar.

0
305
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Auron Kalaja thotë se kryeministri Edi Rama nuk është shfaqur në publik prej 4 ditësh, për shkak të çështjes “McGonigal”.

Në një intervistë për Euronews Albania, Kalaja u shpreh se Rama ka ndryshuar agjendën e tij.
Sipas Kalasë, Rama ka qenë i ftuar në një eveniment sportiv nga kreu i FSHF-së, Armand Duka, por nuk shkoi.

“E vërteta është që këtu kemi një emër, emri i kryeministrit Edi Rama, i cili në mos gaboj, ka 4 ditë që nuk shfaqet as në publik. Ka ndryshuar agjendën e tij.

Gazetari Aulon Kalaja bëri një deklaratë të fortë teksa tha se kryeministri Rama nuk do të pritet më zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë për shkak të përfshirjes në çështjen McGonigal.

Ai shtoi gjithashtu se në lidhje me dosjen e ish-zyrtarit të FBI-së do të ketë surpriza pasi nuk bëhet fjalë vetëm për 225 mijë dollarë.

Gazetari nënvizoi se McGonigal duhet t’i bëjë një nder të madh Shqipërisë dhe SHBA-ve, duke u bërë i penduar i drejtësisë dhe të tregojë se ku i mori paratë.

Në rast se Ai bëhet i penduar dhe rrëfen arsyet pse dhe nga kush i mori ato shuma parash besoj se politika Shqiptare do të ndryshojë një herë e përgjithmonë.

“Zoti Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë nuk shkel më në Shtëpinë e Bardhë. Po e bëj këtë deklaratë këtu në këto momente sepse është njeri nën akuzë. Nuk futet më në Shtëpinë e Bardhë, kjo është deklarata ime.

Kryeministri Edi Rama nuk pritet më zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë. Kjo është e para dhe e dyta që dua të them është se zoti McGonigal duhet të flasë, pra ai duhet të kthehet në të penduar të drejtësisë për atë që di, për të shpëtuar veten e tij dhe për t’i bërë një nder të madh Shqipërisë, por edhe Shteteve të Bashkuara.

Duhet të flas dhe të thotë ku i mori paratë. Besoj se do kemi surpriza pasi nuk bëhet fjalë për 225 mijë dollarë, më besoni. Është shifër modeste për FBI-në”, tha Kalaja.

Edhe ambasada e SHBA-ve në Shqipëri duhet të shprehet për këtë çështje, për hir të trancparencës dhe pro amerikanizmit tonë që ne kemi. Jemi, besoj populli më pro amerikan në Evropë dhe një ndër tre në botë”, theksoi ai.

Zjarr Tv Ad