Po vjen! “Koncert në kohë pandemie”/ Estrada e Shkodrës ringrihet me yje që do shkëlqejnë në universin e humorit shqiptar!

0
243
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Koncert në kohë pandemie”, është premiera e re e Estradës së Teatrit “Migjeni”.  Kujtojmë që në muajin që lam pas , nisën zyrtarisht provat ku është prezantuar edhe stafi. Ismet Drishti rikthehet në Shkodrën e tij tashmë në rolin e regjisorit të premierës. Skenari i është besuar një pene të sprovuar si Armir Shkurti, ndërsa drejtues muzike do të jetë i mirënjohuri Ilir Zoga.

Ketlin Pjalmi, Aleksander Prenga, Klodiana Vata, Fritz Selmani, Lusi Bregu, Arber Bala, Nikolin Ferketa ,Eneida Kruja, janë yjet që do i ketë zili çdo trupë e humorit në mbarë trevat shqipfolëse. Gjithmonë në shoqërinë e gjigandëve Zef Deda, Besnik Çinari , Drande Xhaj e Zyliha Miloti.

Estrada e Shkodrës rikthehet aty ku publiku më i mirë në botë, ai shkodran, pret që ta shohë!

Kjo shfaqje është konceptuar si një festë, me hare, vrull, humor e dëshirë për të jetuar në këto kohë të vështira që po kalojmë prej rreth 2 viteve. Premiera  do të shfaqet për publikun në datat 19 , 20 , 21  nëntor 2021 dhe në vazhdim , rreth orës 18:00.

Biletat i gjeni pranë Teatrit Migjeni Shkodër, nga ora 9.00 deri 13.00 … Çmimi i biletës është 500 lekë dhe në galeri 300 lekë.

 

Zjarr Tv Ad