Poezia tallëse për Gent Cakaj, i kushton shtrenjtë, shkarkohet nga detyra Ylli Dylgjeri

0
69

Pas kritikave të publikuara në rrjetin social dhe në Gazetën “Telegraf”, ndaj nepotizmit të nivelit të lartë në qeveri dhe dukurive klienteliste, militantët e “Shërbimit Civil” të Rilindjes pa asnjë argument ligjor hedhin në rrugë, penën e artë të humorit dhe satirës, Ylli Dylgjeri

Kryeministri Rama shkarkon Ylli Dylgjerin nga puna, sepse i bën vjershë ministrit Gent CakA

Kryeministri Rama ka shkarkuar nga detyra Ylli Dylgjerin, Drejtor në Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve dhe PPP-ve, pasi ky i fundit i ka bërë vjershë benjaminit të kryeministrit, ministrit të deleguar të Jashtëm, Gent Caka. Lajmi konfirmohet nga vetë Dylgjeri, i cili shkruan me qesëndi, se kur vjen puna për “fëmiun” e tij ministër, “Rama nuk mban te Caka as për humor”. “Do vijoj të bëj humor me miqtë e mi. Kakën bëra dhe më pushuan. Kush e di çdo të ndodhte po të kisha dhjerë. Kakën e bëjnë të gjithë krahët politikë. Nuk e kuptoj pse unë jam i njëanshëm”. Kjo nuk është hera e parë që Rama e përdor Gent Cakajn si lodrën e tij të preferuar. Kështu bëri edhe në përplasjen me Presidentin Meta, ku ngulte këmbë si ato baballarët tutorë, në dëshirën e tij për ta bërë Ministër të Jashtëm, edhe pse Caka nuk i përmbushte kriteret e Sigurisë për Ministër të Jashtëm.

Ja çfarë thotë Ylli Dylgjeri, pas shkarkimit

Vetëm pak orë pasi u shkarkua nga detyra, Ylli Dylgjeri, Drejtor në Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve dhe PPP-ve, ka folur ku ka rrëfyer se si kryeministri Rama e shkarkoi nga detyra për faktin që i bëri një poezi humoristike, ministrit të deleguar, Gent Caka. “Jam pushuar nga puna, por nuk më ka pushuar humori. Është një shkresë humoristike që më vjen nga Ministria e Financave. Kjo për shkak të disa statuseve të mia në faceboook . Frendsat që më lexojnë e kuptojnë që unë i shoqëroj me një okelio që është humoristike. Kjo shkresë pretendon, se unë kam shkelur neutralitetin dhe paanshmërinë e nëpunësit civil që ushtron detyrën publike. Më datë 13 u bë një mbledhje e Komisionit të Disiplinës ku mora pjesë edhe unë bashkë me avokatin. I kërkuam në mënyrë integrale të dimë, pse jam thirrur, sepse nuk kishte ndonjë element për të cilën të më akuzonin” I pyetur nëse ka bërë deklarata publike në emisione, apo vetëm në facebook, Dylgjeri mohoi të ketë prononcime që shkelnin Kodin e Etikës së nëpunësit civil. “Unë s’kam bërë asnjë deklarim publik që nga viti 2005 kur kam qenë drejtori i Informacionit të kryeministrit Nano. Nuk kam bërë asnjë prononcim në median e shkruar. Të gjitha citimet mediat i marrin pa lejen time. Unë s’kam as kontratë, as honorare. Nuk kam pirë asnjë kafe me botuesit që marrin shkrimet e mia në fb. Kryeministri i sotëm është shumë irrituar edhe kur i thotë popullit të tij në facebook “nuk të çohet” Ky është një regjim që nuk mund ta krahasohet as me vende të tilla si Turqia apo Rusia që vuri si kusht në faceboook që vetëm kryeministri të mos shahet. Poezia ime për Cakën kishte të bënte me faktin që nuk arrinte të citonte as tre reshta të Naim Frashërit. Unë i shkruajta një vjershë humoristike. Kjo shkaktoi acarimin e kryeministrit”,-shpjegoi Dylgjeri për largimin nga puna.

Vargje nga Samiti i Diasporës 2019

Atje ku lind Dielli,
Atje ku të pjell edhe gjeli,
Atje ku të shpëton kaka,
Atje reciton Gent Caka…