Pogba del hapur, vendos përfundimisht për të ardhmen

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Tokio, Paul Pogba flet qartë për të ardhmen e tij, e sigurt është se mesfushori francez nuk dëshiron të qëndroj më te Man.United: “Jam në Mançester prej 3 vitesh, ka pasur momente të bukura por dhe të vështira, si në çdo eksperiencë. Pas këtij sezoni dhe pas asaj që ndodhi këtë sezon, besoj se për mua ka ardhur momenti të provoj një sfidë të re. Jam duke menduar për këtë”, u shpreh Pogba.

 

Pasi u rikthye te “djajtë e kuq” në vitin 2016, mesfushori francez ka vendosur të largohet sërish, dy janë pistat e mundshme për të vijuar karrierën: Real Madrid, aty ku Zinedine Zidane e kërkon me insistim dhe Juventus, ekip që pavarësisht konkurrencës së madhe nuk ka hequr dorë nga ideja për ta rikthyer sërish në Torino.

 

Nedved dhe Raiola janë takuar sëbashku në Montekarlo ku sigurisht temë diskutimi ka qenë dhe Pogba. Kampioni i Botës vlerësohet nga Man.United minimalisht me 100 milion euro.

 

Zjarr Tv Ad