Pogradec/ Arrestohet postieri, falsifikonte dokumentet e pensioneve

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Pogradecit ka ndaluar postierin e postës të këtij qyteti, pasi akuzohet për  “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Bëhet fjalë për shtetasin J. Sh., 40 vjeç, që sipas policisë  “duke qenë me detyrë postier pranë Postës Shqiptare Pogradec, falsifikonte dokumentet e marrjes së pagesave për pensionistët, me qëllim përvetësimin e shumave monetare nga pensionet dhe shpërblimet e tyre”.

Mësohet se shtetasi në fjalë punonte si postier pranë Postës shqiptare, ku edhe falsifikonte dokumentet e pensioneve

Në lidhje me këtë rast, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, ka kryer veprimet procedurale dhe ka referuar materialet pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, që prej datës 23.01.2019.

Zjarr Tv Ad