Pas kërkimeve të shumta për 5 ditë më radhë, është gjendur trupi i peshkatarit Gëzim Seitllari,i cili rezulton i humbur që nga 31 dhjetori në ujërat e liqenit të Pogradecit.
Mësohet se trupi i pajetë i 53-vjeçarit u gjet në breg të liqenit të Pogradecit,ditën e sotme ku e kishin nxjerrë dallgët e forta
Varka me të cilën kishte dalë për peshkim u gjet vetëm një ditë pas zhdukjes së tij, në zonën e Hudenishtit.
Që prej datës 31 dhjetor Gëzim Seitllari rezultonte i humbur në ujërat e liqenit të Pogradecit.
Si rezultat i motit të keq data 3 dhe 4 janar nuk bëri të mundur kërkimin e trupit pasi për polumbarët ishte e papërballueshme zhytja në liqen.
Kanë qenë pikërisht familjarët ata që dëshpërimisht dolën në këto ujëra me varkat e tyre në bregun e liqenit, ndërsa trupi i tij u gjet sot.