Pogradec/ Endrit Braimllari: Koha e Edi Ramës ka marrë fund

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar pas takimit elektoral, që kryeministri Rama zhvilloi pak çaste më parë në qytetin e Pogradecit.
Ai shkruan se qytetarët e Pogradecit i përcollën mesazh të qartë kryeministrit se nuk intimidohen dhe as nuk tërhiqen, ndërsa shton se koha e tij në krye të qeverisë tashmë ka përfunduar.
Mes tjerash ish-deputeti shkruan se tani është koha për qytetarët dhe jo për bandat e kryeministrit. Braimllari shton se kryeministri Edi Rama ka për qëllim të rrjepë qytetarët e ndershëm të Shqipërisë.
Postimi në Braimllarit:
“Qytetaret e Pogradecit i dhane nje mesazh te qarte Edi Rames dhe bandes se tij te hajduteve, se koha kur Edi Rama intimidonte qytetaret , bizneset , administraten publike ka marre fund.
Edi Rama nuk eshte i mirpritur ne Pogradec. Pogradeci nuk ka nevoje per hajdute doganash, por ka nevoje per njerez te ndershem qe ti sherbejne. Edi Rama zgjedh hajdutet sepse nepermjet tyre rrjep qytetaret. Koha e Edi Rames ka marre fund. Tani eshte koha e qytetareve te bashkuar per te goditur kete bande hajdutesh dhe per te bashkuar zemrat e çdo Shqiptari, per te bere Shqiperine , pa Edi Ramen, pa bandat e tij, por me qytetare te ndershem qe duan te punojne dhe kontribuojne ne kete vend .

Zjarr Tv Ad