Pogradec, i moshuari sulmon me granatë vëllezërit se do të kalonin me fadromë

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një sherr për pronën gati sa nuk përfundoi në tragjedi mbrëmjen e djeshme (15 gusht) në fshatin Dardhas të Pogradecit.

72 vjeçari, banues i këtij fshati ka hedhur një granatë në drejtim të dy vëllezërve dhe si pasojë e shpërthimit njëri prej tyre është lënduar.

“Nga veprimet e para të grupit hetimor ka rezultuar se autori për shkak se nuk lejonte të kalonte fadroma për të hapur rrugën, me pretendimin se i cënohej prona e tij, është konfliktuar me dy vëllezërit e disa banorë të tjerë dhe gjatë konfliktit, ky shtetas ka hedhur granatën në drejtim të dy vëllezërve” informon policia e Korcës

Personi i arrestuar është R.F., 72 vjeç ndërsa njëri prej vëllezërve, 40 vjeçari i identifikuar me inicialet D.F ka pësuar një dëmtim të lehtë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, ndaj dy vëllezërve të identifikuar me inicialet B.F., 42 vjeç dhe D.F., 40 vjeç banues në Dardhas.

Gjithashtu ndaj tij rëndon dhe akuza  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Zjarr Tv Ad