Pojani i Fierit nën atmosferën e festës së grurit

0
155
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pojani i Fierit u kthye në qendër të festimeve dhe traditës myzeqare. Festa e grurit, mblodhi bashke me qindra banorë, të zonës  si dhe me pjesëmarrjen e  Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, i shoqëruar nga Kreu i Bashkisë së Fierit Armando Subashi. 

Myzeqesë së dikurshme mund t’i jenë ulur siperfaqët me grurë, por jo kënget, vallet dhe gatimet që lindën gjysmë shekulli më parë.

Në një atmosferë gati unike, të gjithë këto elementë u bënë bashkë në festën e grurit në Pojan të Fierit, e cila rreth 50 vite me parë pushtonte gjithë fushat dhe familjet myzeqare.

Fermerë të shumtë të zonës, kultivues të grurit  dhe prodhuesit e bukës, sollën para të pranishmeve atmosferën e Myzeqesë bujqësore, ku prodhimi i grurit është kultura bazë e ekonomisë.

Fermerët e Pojanit thanë se shteti duhet ti kushtojë më shumë vëmendje me anë të subvencioneve apo edhe me orientim për të  pasur një rendimet më të lartë të prodhimit.

Në këtë festë ishte pjesëmarrës Ministrit te Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i shoqëruar nga Kreu i Bashkisë së Fierit Armando Subashi.

KlosiJemi për të disatën herë në Fier, Mallakastër, në Myzeqe ku sot festa është e veçantë pasi vjen edhe nga thelbi i jetës, buka dhe gruri.

Subashi: Vit pas viti ne jemi duke i perfeksionuar këto aktivitete dhe vetë pjesëmarrja gjithmonë e më shumë e njerëzve në këto festa tradicionale është tregues më i qartë për këtë.

Festa e grurit Eshte një nga festat me të mëdha që organizon Bashkia e Fierit.

 

Zjarr Tv Ad