Polemikat me Rocchin, Disiplina dënon Taren

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas gjobës prej 10000 eurosh të marrë pas ndeshjes me SPAL-in, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare denohet sërish.

Këtë herë, ish-bomberi i kombëtares shqiptare bëri polemika me gjyqtarin e takimin, Rocchi, në humbjen 1-0 ndaj Milanit. Ai akuzoi Rocchin se penalltia kundër skuadrës së tij ishte e pabazë. Gjithsesi, këto pretendime i kanë kushtuar Taren një përjashtim nga stadium deri më 30 prill.

Në vendimet e publikuara sot nga Komisioni i Disiplinës në futbollit italian thuhej se Tare është dënuar për shkak se ka thënë në publik se e dinte se skuadra e tij do të penalizohej në ndeshjen ndaj kuqezinjve. Ndërkohë, Franck Kessie dhe Tiemoue Bakayoko kanë shmangur dënimin, pas festës me fanellën e Francesco Acerbit.

Nga ana tjetër, Kessie është një nga gjashtë lojtarët që do të gjobitet me 10,000 euro për incidentet e ndodhura pas ndeshjes, duke përfshirë Andrea Bertolacci, Mateo Musacchio, Luiz Felipe dhe Patric.

 

Zjarr Tv Ad