Protesta e sotme para Parlamentit ishte e madhe në masivitet dhe paqësore. Por pavarësisht kësaj, policë civilë, të shpërndarë mes qytetarëve, kanë përgjuar dhe ndjekur këta të fundit gjatë gjithë protestës. Akuza e fortë vjen nga kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi. Sipas tij, “Edi Rama e ktheu policinë e shtetit në shërbim të krimit dhe krimin e veshi me uniformë policie, e sot krahas mbjelljes dhe korrjes së hashashit, trafikimit të saj, pastrimit të parave që vijnë nga droga tani u është shtuar edhe ruajtja e padrinos nga populli”.
Reagimi i Belind Këlliçit:
Edi Rama erdhi ne pushtet me bandat kriminale dhe si bande kriminale vazhdon ta drejtoje shtetin. Edi Rama e ktheu policine e shtetit ne sherbim te krimit dhe krimin e veshi me uniforme policie, e sot krahas mbjelljes dhe korrjes se hashashit, trafikimit te saj, pastrimit te parave qe vijne nga droga tani u eshte shtuar edhe ruajtja e padrinos nga populli.
Keta jane civilet e bandes se Edi Rames qe perndjekin te rinjte dhe qytetaret qe protestojne. Pa asnje shenje identifikuese por me kodin e familjes mafioze te rilindjes dhunojne, ndalojne dhe cojne neper komisariate a bodrume bashkish te rinjte qe jane kunder padrinos. Po te kishte prokurori te pakapur, sot kapobanda dhe tufa e banditeve te tij do ishin para drejtesise. Por meqenese prokuroria eshte bere njesh me familjen mafioze te rilindjes, atehere i lind e drejta qytetareve t’u jape ate qe meritojne banditeve.
Shihini, mbajini mend dhe mos i harroni. Koha kur do te jene para drejtesise eshte e shpejte!
Policë civilë ndjekin dhe përgjojnë qytetarët
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...