Polici denoncon me emra: Ja personat shkaktarë për shembjen e 6-katëshit në Durrës

0
619
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Akuza të reja lidhur me atë çfarë ndodhi në pallatin 6-katësh në Durrës, mëngjesit e 26 Nëntorit. Sipas asaj që publikon ish kryeministri Sali Berisha, referuar mesazhit të një punonjësi policie, shefi i komisariatit Durrës dhe pronari i barit me emër “Barons”, Artur Tereziu, janë autorët e vrasjeve të ndodhura në këtë pallat. Ai shton se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin prishën kollanat dhe trarët mbajtes të këtij pallati për të zgjeruar lokalin e tyre.

Sipas denoncuesit, autorizimi për këtë veprim është dhënë nga vetë ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

 

“Akuzon autorët e vrasjeve nga pallati 6 katësh tek dy gjelat Durrës!”, shkruan Berisha, ndërsa fton të lexohet edhe mesazhi i policit digjital.

“Mirmbrema Une jam punonjes i policise durres per me shume se 20 vite.Vrasjet qe kane ndodhur ne pallatin 6 katesh ne Durres tek dy gjelat Mbajne 2 emra .Ato jane pronari i lokalit barons Artur Tereziu dhe miku i ngushte i tije Shefi i komisariatit Durres Sajmir Duro.Te cilet ne bashkepunim me njeri tjetrin prishen kollanat dhe traret mbajtes te ketij pallati per te zgjeruar lokalin e tyre.Te mos na flasin per veting policie per ne polict e thjeshte kur shefi jone rrin cdo dite me te akuzuarin me trafik droge dhe per vrasje Artur tereziu. Ky i fundit eshte sponsori kryesor i familjes Duro.Prokuroria sherbimi informativ te verifikoje telefonatat drekat dhe takimet e tyre te perditshme. Sajmir duro eshte vrases sepse shfrytezoi postin per te shembur nen rrenoja dy nena,duke nderhyre si permetar i Vangjush Dakos per te mare nje Autorizim pacavure nga vangjushi per te vrare njerez”.

Zjarr Tv Ad