Polici francez refuzon t’i japë dorën presidentit Hollande e kryeministrit (VIDEO)

0
1498
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një polic francez ka refuzuar t’i japë dorën presidentit Françoise Hollande, gjatë homazheve për çifitin e vrarë të policëve, Jean-Baptiste Salvaing e Jessica Schneider.

Hollande eci para një rreshti të gjatë oficerësh polici,e duke shtrënguar duart me ta, por kur ia zgjati dorën oficerit të veshur me rroba civile, ky i fundit qëndroi i palëvizur.

Oficeri bëri të njëjtën gjë edhe me kryeministrin Valls, por ndryshe nga presidenti, shefi i qeverisë qëndroi dhe u konfrontua me policin, ndonëse nuk dihet se çfarë i tha.

Pas ngjarjes, oficeri në fjalë deklaroi për TF1 se punonte në të njëjtin rajon policie me viktimat. “Policia ka shumë probleme. Ne kemi tre mjete për 40 policë, çfarë mund të bëjmë me to?”, tha polici.

Çifti i policëve u vra në shtëpinë e tyre nga vrasësi që shkroi se Euro 2016 do të mbytet në gjak.

D.I.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=2oWzreqJYik]

Burimi : / Javanews.al

Zjarr Tv Ad