Polici i videos, Salianji: Ka pamje të tjera, e larguan për përdhunim

0
138
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, pretendon se efektivi i policisë në zonën e Gruemirës, Shkodër, Berhan Bajrakurti, i cili u arrestua këtë të hënë pasi ngacmonte seksualisht një vajzë të mitur, duke i dërguar një video të turpshme, është i përsëritur në vepra të tilla.

Ai publikon një fotografi, ndërsa shkruan se efektivi Bajrakurti ishte larguar nga Policia e Shtetit për tentativa përdhunimi.

“Atë e riktheu vetëm angazhimi i tij për Rilindjen si komisioner dhe aktivist gjatë zgjedhjeve dhe e bëri polic të Republikës duke i dhënë mundësi të abuzonte më tej, tashmë me të miturën 15-vjeçare, e të vazhdonte të kërcënonte dhjetëra gra të tjera!

Shumë prej tyre e kanë denoncuar ne komisaritat, por policia i ka shpërfillur dhe nuk ka marrë asnjë herë denoncimet e tyre. Pavarësisht se mostra i regjistronte madje edhe me video për ti shantazhuar apo për nevoja denigruese të tij”, shkruan Salianji.

Ai shton se sot ekzistojnë prova dhe video që viktimat i denonconin në polici dhe se këto video i disponon Policia e Shtetit.

Më tej thotë se disa prova dhe video i kanë ardhur në inbox nga punonjës policie dhe thotë se janë neveritëse po aq sa “mosreagimi i shtetit në raste të tilla”.

Deputeti demokrat bën me dije se ka vendosur të mos i publikoj videot, duke argumentuar se vetëm i shtojnë shëmti videos që tashme është publike.

“Por policia dhe organet ligjzbatuese që i kanë, duhet ti dënojnë me ashpërsinë më të madhe ligjore përgjegjësit e mosveprimit po aq sa vetë dhunuesin!”, thotë në mbyllje Salianji.

Zjarr Tv Ad