Polici: “Prit se po vijnë aleatët”!

0
332
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

– Alo! 127? Më falni por kam një armë pa leje..

– Ju lutem merrni 129 -ën! Lëshoni linjën se jemi të ngarkuar

*  *  *

– Alo! 129 -a? Kam një armë pa leje.

– Ç’ lloj arme ke mo?

– Abidol

– Pistoletë? Pushkë? Automatik?

– Është ilaç që ma kanë sjellë nga Rusia për koronavirusin. Po m’thonë se është pa leje. Kryeministri ka thënë se jemi në luftë. Mbrëmë ka patur bombardime gjatë natës. Nuk pushonin teshtimat në kat të shtatë. Mua më duket se jam plagosur. Mora këtë armën por u kujtova se është pa leje…

– Mos u shqetësoni! Rrini në shtëpi dhe prisni se po vijnë aleatët!

– Kush janë aleatët?

– Urgjenca e psikiatrisë

Zjarr Tv Ad