Polici që arrestoi djalin e El Chapos ekzekutohet me 155 plumba

0
541
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një oficer policie që arrestoi djalin e El Chapos është ekzekutuar nga anëtarë të kartelit në Meksikë.

Atij i ishte zënë pritë në një parking në qytetin e Kuliyakan, qytet që konsiderohet edhe si kryeqyteti i kartelit El Chapo.

Polici 32-vjeçar parkoi makinën e tij në parkingun e qendrës tregtare. Pranë tij ishte parkuar një makinë tjetër, nga e cila dolën dy kriminelë të armatosur.

Ata iu afruan makinës së policit para se ai të dilte jashtë dhe e qëlluan me armë automatike.

Polici 32-vjeçar ra i vdekur pa mundur të kundërpërgjigjej. Trupi i tij u qëllua me 155 plumba.

Polici kishte arrestuar djalin e El Chapo në një operacion që dështoi me sukses pasi skuadra policore e përfshirë u bllokua në male nga njerëz të kartelave të armatosur dhe u detyruan ta dorëzonin përsëri djalin e El Chapo për të shpëtuar.

Zjarr Tv Ad