Polici që ndaloi djalin e Samir Manes u hodh nga lartësia/ Çfarë fshihet pas ngjarjes së rëndë dhe pse po heshtet?

0
614
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje që ka tronditur opinionin publik ka ndodhur para disa ditësh në kryeqytet.

Në media qarkulloi me shpejtësi lajmi se një policë, pasditen e vonë të 15 janarit, ishte hedhur nga kati i 11-të i një pallati, por askush nuk dinte arsyen që e kishte çuar këtë efektiv drejt vetflijimit.

Azbi Spahiu, 57 vjeç, baba i dy fëmijëve, me status Oficer i Policisë Gjyqësore vendosi të hidhej nga kati i 11-të i një pallati që nuk banohej prej tij, ku për fat të mirë disa tela interneti që e ndaluan, i shpëtuan jetën. Sot ai ndodhet në Reaminacionin e Spitalit të Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

Azbi Spahiu ndodhej në turnin e natës në Policinë Rrugore, kur patrulla shoqëroi djalin e Samir Manes, Martin Mane, pasi kishte kundërshtuar të kryente testin e alkoolit dhe kishte përplasur dy motora, donte të përplaste makina të tjera mes tyre edhe makinën e policisë së shtetit, pasi djali i oligarkut e di që është më i fortë se shteti dhe mund të bëj ç’të dojë.

Edhe pse ishte nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike, ai nuk e harroji që është djali i një oligarku, ndaj vendosi të largohej nga vendi i aksidentit.

Pas refuzimit të Martin Manes për të kryer testin e alkoolit, Azbi Spahiu dhe kolegët e tij vazhduan me marrjen e kampionëve të gjakut për të kryer testin dhe rezultati ishte se Martin Mane ishte i dehur dhe nën efektin e lëndëve narkotike.

Prokurori i kësaj çështje është treguar “bujar” duke e liruar në vend Manen dhe duke e cilësuar arrestin të jashtëligjshëm, edhe pse askush nuk mund të flasë me siguri se çfarë do të ndodhte nëse në vend të tij do të ishte një qytetar i zakonshëm.

Ishte ky momenti kur ndryshoi njëherë e mirë edhe jeta e 57-vjeçarit.

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë më tepër detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë, për të cilën shumica e mediave të mëdhaja në vend nuk kanë folur pothuajse fare.

E ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuar’, Lala u shpreh se ekzistojnë komunikime të Azbi Spahiut me djalin e tij para se të kërkonte t’i jepte fund jetës, ku në disa mesazhe ai deklaron se po i shkatërrohej karriera dhe se AMP e kishte thirrur se përse e kishte arrestuar djalin e origarkut.

“Azbi Spahiu është thirrur nga zyrtarë të AMP dhe i është kërkuar llogari pse është bërë. Gjendur në kushte presioni ai i ka shkruar të birit, duke thënë se po i shkatërronin karrierën me lojëra, dhe pastaj është hedhur nga lartësia. Është një çështje që duhet hetuar. Nëse Martin Mane është arrestuar dhe ka qenë nën efektin e alkoolit duhej bërë testi i alkoolit dhe të mbahej përgjegjësi. Nëse Martin Mane është arrestuar në mënyrë të paligjshme dhe vetëm se është djali i biznesmenit, atëherë mund të ngremë dyshime se ndoshta struktura bën shantazh. Në të dyja drejtimet po ta kapim, duhet një hetim. Sot jam në krahun e Azbiut sepse ai është hallka më e dobët, ku është tentuar të shkarkohet e gjithë përgjegjësia. Nëse është arrestuar dhe është favorizuar ka nevojë për hetim. Nëse është arrestuar në mënyrë të paligjshme dhe është tentuar sulm ndaj Samir Manes, duhet sërish hetim. Heshtja e insitucioneve më bën të dyshoj se nuk është një situatë bardhë e zi. AMP nuk ka asnjë hetim penal në lidhje me këtë situatë”, deklaroi Lala.

Zjarr Tv Ad