“polici trafikant” shpërthen në lot në gjykatë: Kam vajzën me kancer….!

0
1393
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Shkodres diten e sotme ka lënë në burg Ardian Locin, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i dyshuar se dekonspironte aksionet policore në Shkodër për asgjësimin e kanabisit.

Shoferi i komandantit te FNSH, Ardian Loci nuk ka pranuar para gjykatës akuzat ndërsa ka shpërthyer në lot gjatë seancës, por trupi gjykues e la në ‘arrest me burg’.

Ai ka thene se ka vajzën te semure me kancer, ndërsa po shkon drejt vetëvrasjes pas gjendjes së vështirë ekonomike që ndodhet.

“Vajzën e kam me kancer. Po shkoj në vetëvrasje. Kam 21 vjet që i kam shërbyet këtij shteti, jam më i dalluari dhe arrestohem sa u ktheva nga shërbimi nga Peshkopia pas 4 ditësh.

Më kanë marrë në telefon duke bërë muhabet kot dhe nuk kam dekonspiruar operacionet”, theksoi polici.

Ai deklaroi me tej: Me shpërblimin që na ka dhënë shteti kam larë borxhet. Kam qenë 4 ditë me shërbim në Peshkopi kur kam ardhur jam njohur me vendimin e prokurorisë”.

Zjarr Tv Ad