Policia aksion ‘blic’ në lokalet e Elbasanit, shoqërohen disa persona

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Elbasanit ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një sërë kontrollesh të befasishme në disa lokale të qytetit dhe ambiente të tjera, duke shoqëruar disa persona.

Mësohet se aksioni është zhvilluar në ambiente ku mendohet se ushtrohet aktivitet i jashtëligjshëm apo qëndrojnë persona me rrezikshmëri të lartë dhe precedentë penalë.

Deri në këto momente raportohet për disa të shoqëruar, por është ende e paqartë nëse bëhet fjalë për një aksion rutinë, apo policia ka patur informacion për ndonjë person specifik që mund të jetë në kërkim.

Aksioni është duke vijuar edhe në këto momente.

Zjarr Tv Ad