Policia arreston 5 shtetas për vepra të ndryshme penale, 2 prej tyre ishin në kërkim

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 5 shtetas, dy prej të cilëve ishin në kërkim. Policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit XH. H., 31 vjeç. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi ka goditur me grushte dhe përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen E. D. Ndërkohë është arrestuar në flagrancë shtetasi A. V., 28 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i vuajtjes së dënimit”, sepse gjatë kontrollit të ushtruar, nuk u gjet në banesë, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Policia deklaron se ka arrestuar dhe 2 shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale:

‘’B. L., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën  penale “Tregtimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe  F. A., 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale ”Vetëgjyqësia”, njofton policia.

Lidhur me aksidentin e ndodhur një ditë më parë ku mbeti e dëmtuar shtetasja E.GJ 63 vjeç, policia ka ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale automjetin në pronësi të shtetases I. B., me qëllim këqyrjen dhe kryerjen e ekspertimeve të nevojshme autoteknike. Gjithashtu blutë kanë evidentuar 1 rast të dhunës në familje, si dhe është plotësuar 1 kërkesë-padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Ndërkohë mësohet se jatë mbrëmjes së djeshme ka pasur 2 telefonata për tentativë vjedhjeje me dhunë, në orën 21:20, në rrugën “Kongresi i Lushnjës” dhe në orën 21:30, në rrugën “Haki Stërmilli”. Shërbimet e Policisë kanë reaguar në kohë dhe nga verifikimet e bëra nga Policia ka rezultuar se nuk është kryer vjedhje në asnjë rast. Është ngritur një grup, i cili vijon punën për identifikimin dhe dokumentin e autorësisë së këtyre ngjarjeve, të dy tentativave për vjedhje me dhunë.

Zjarr Tv Ad