Policia arreston personin e pestë për grabitjen e ndodhur në Rinas

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Shtetit konfirmon se ka arrestuar një person të pestë lidhur mbi grabitjen e ndodhur në Rinas më 9 prill.

Policia nuk ka dhënë ende detaje mbi identitetin e personit të arrestuar, ndërsa ndalimi është kryer para pak minutash.

Policia njofton po kështu se është në kërkim edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje ku thuhet se u grabitën 6.5 milion euro. Dy ditë më parë Policia bëri ndalimin e katër personave 3 prej të cilëve në qytetin e Elbasanit dhe njëri nga Fushë-Kruja.

 

Zjarr Tv Ad