Policia e Tiranës ka bërë bilancin e javës së fundit, ku bënë me dije se janë proceduar 200 shtetas.
Sipas një njoftimi bëhet me dije se 24 prej tyre janë arrestuar për vepra të ndryshme penale, ndërsa pjesa tjetër janë proceduar në gjendje të lirë.
NJOFTIMI I PLOTË
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë gjatë 1 jave
Gjatë javës që lamë pas strukrurat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në kuadër të evidentimit dhe goditjes të paligjshmërisë kanë proceduar penalisht 200 shtetas, nga këta:
26 shtetas të arrestuar për vepra të ndryshme penale
170 shtetas të proceduar në gjendje të lirë
4 shtetas të shpallur në kërkim
Ka vijuar monitorimi i rrugëve urbane dhe interurbane me Radar me qëllim mbajtjen në kontroll të shpejtësisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë ku gjatë kontrolleve të ushtruara janë proceduar penalisht 41 shtetas, nga këta:
18 shtetas të proceduar për “Shkelje të rregullave të qarkullimit Rrugor”
20 shtetas të proceduar për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”
3 shtetas të proceduar për “Largim nga vendi i aksidentit”
Kanë vijuar kontrollet në dyqanet e qarkut Tiranë për lëndët piroteknike.
Janë plotësuar 13 Kërkesë Padi për Urdhërmbrojtje të Menjëherëshme.
Janë kryer takime dhe mbledhje me shefat e komisariateve të kryeqytetit, për caktimin e porosive dhe prioriteteve në drejtim të evidentimit dhe goditjes të paligjshmërisë.
Për çdo emergjencë telefono në numrin 112