Policia e Shtetit ka vijuar me gjobat ndaj qytetarëve për mosmbajtjen e maskës. Kështu, gjatë 4 ditëve të fundit janë ndëshkuar me 30 mijë lekë (të vjetra) 2584 qytetarë. Ndër ta, 300 janë konstatuar duke udhëtuar me mjete private jashtë orarit të përcaktuar nga Komiteti Teknik.
Gjithashtu, janë gjobitur me nga 10 milion lekë (të vjetra) dhe tre 3 subjektje që janë konstatuar se ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Policia ka bërë apel për respektimin e masave të ndërmarra.
Ndërkohë, gjobave nuk u kanë shpëtuar as qytetarët që janë konstatuar duke lëvizur në rrugë pas orën 20.00. Ata janë gjobitur me 100 mijë lekë (të vjetra).
Njoftimi i plotë i Policisë:
Ndëshkohen me masë administrative 2584 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, gjatë 4 ditëve të fundit.
2546 prej tyre janë ndëshkuar për mosmbajtjen e maskave mbrojtëse.
Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Gjatë 4 ditëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 2246 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 300 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.
Gjatë kontrolleve në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 3 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për pronarin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.
Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 35 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.