Policia bën namin në Tiranë, 70 milionë lekë gjoba vetëm në 24 orë

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Tiranës në vijim të kontrolleve për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese ndaj Covid-19, ka gjobitur dy pronarë lokalesh të cilët thyen Aktin Normativ të qeverisë. Shtetasit me inicialet A.C. dhe E.S., u gjobitën me 3.000.000 lekësh secili.

Gjithashtu policia njofton se është gjobitur me 1.000.000 lekë të reja dhe një pronar restoranti i cili po zhvillonte një ceremoni festive në ambientet e biznesit të tij duke mos respektuar masat anti-Covid.

Njoftimi i policisë: Tiranë/ Vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID – 19.

Evidentohen tre raste të shkeljes së protokolleve të sigurisë.

Ndëshkohen me nga 3.000.000 lekë gjobë dy shtetas dhe me 1.000.000 lekë një tjetër, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, kanë konstatuar dy ambiente në të cilët ushtrohej aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë u kanë vendosur pronarëve të subjekteve, shtetasve A. C. dhe E. S., masën administrative 3.000.000 lekë secilit.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 i kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë, shtetasit S. L., pronar i një restoranti, pasi u konstatua duke zhvilluar ceremoni festive duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Zjarr Tv Ad