Policia britanike shpall në kërkim 44-vjeçarin shqiptar

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me një lajmërim të shpërndarë në 8 korrik 2019, policia angleze, ka shpallur person në kërkim shqiptarin Hektor Mahmutaj i datëlindjes 20/11/ 1975 i akuzuar për varsje në Shqipëri.

Në emër të autoriteteve shqiptare Mahmutaj u arrestua më Angli në 11 janar të 2018 dhe u la në liri me kusht deri në ekstradimit të tij.

Më 27 mars 2018 ai shkel urdhrin e  policisë dhe zhduket pa lënë gjurmë.

Autoritetet britanike të Njësisë së Ekstradimit kanë publikuar më 8 korrik 2019 fotografinë e tij duke kërkuar informacion dhe në mënyrë anonime nga çdokush që ka dijeni për vendndodhjen e tij.

Policia britanike bëri thirrje që kushdo që e sheh apo di vendndodhjen e tij të kontaktojnë me policinë.

Shqiptari rezulton i dënuar me 25 vite burg në Shqipëri për vrasjen e një bariu.

Ai qëlloi për vdekje Gentjan Jahaj në korrik të vitit 1997.

Mahmutaj është në listën e personave më të kërkuar nga Interpolit për akuzat për vrasje me paramendim, prodhimin dhe posedimin e armëve ushtarake dhe municioneve.

 

Zjarr Tv Ad