Policia bullgare shkatërron grupin e transplantuesve ilegalë të veshkave

0
16

Autoritetet bullgare kanë thënë se e kanë shkatërruar një grup të organizuar kriminal, i cili i bindte njerëzit e varfër që t’i shesin veshkat e tyre për transplant.

Prokurori special Dimitar Petrov tha të premten se tre burra dhe dy gra janë ngarkuar me akuzën për rekrutim të dhuruesve të veshkave dhe vendosje të kontakteve mes tyre dhe marrësve të këtyre organeve.

Petrov tha se transplantet ilegale janë kryer në një spital në Turqi dhe se dhuruesit e veshkave janë pajisur me dokumente të falsifikuara, në të cilat thuhej se ata kanë lidhje familjare me marrësit e veshkave.

Organet e drejtësisë thonë se së paku pesë persona i janë nënshtruar transplantit të veshkave sipas kësaj skeme kriminale nga shkurti i këtij viti.

Sipas tyre, dy pacientë të tjerë dhe tre dhurues potencialë ishin duke pritur të futen në operacion para se grupi të zbulohej.

Prokurorja Siyka Mileva tha se marrësit e veshkave kanë paguar nga 55 deri në 111 mijë dollarë për transplant, ndërsa dhuruesit e organeve i kanë marrë vetëm 5500 deri 7700 dollarë.

Shumica e dhuruesve të organeve ishin persona të papunë nga komunitete të varfra, të cilët kishin shumë borxhe për t’i paguar, shkruan “Free Europe”